DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 648 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 648 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 05.09.2025 – 11.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e  gjashtëqind e dyzet e tetë (1648) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i katërmbëdhjetë  (14)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës.
    • Janë tërhequr nga komunikacioni dy (2) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.
    • Përmes postës janë shpërndarë gjithsejtë 26 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.  

Me fillimin  e vitit të ri shkollor jemi të angazhuar me plane shtesë rreth shkollave që gjenden pranë rrugëve magjistrale si në Bresalc, Radivojc, Partesh, Gjilan.

Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët andaj ti respektojmë rregullat ti ruajmë fëmijët tanë dhe pjesëmarrësit tjerë në Trafik, thuhet në njofitmin e policisë /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.