DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 619 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 619 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 17.10.2025 – 23.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e nëntëmbëdhjetë (1619) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i njëzet (20) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë (50) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor apelojmë tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik me theks të veçantë ngasësit e makinave bujqësore që:

  • Gjatë gjithë kohës përdorni zinjalizues dhe bëhuni të dukshëm!
  • Mbani  pajisjes tuaj bujqësore në gjendje të mirë shërbimi dhe të përshtatshme për rrugë!
  • Mbani të funksion siç duhet sistemet e drejtimit dhe të frenimit!
  • Bëni kujdes me ngarkesa të larta në makineritë tuaja!
  • Mos i mbingarkoni rimorkiot në mënyrë që ato të jenë të paqëndrueshme në rrugë!
  • Mbajeni çdoherë distancën e nevojshme  dhe kyçuni ç’do herë sigurt!
  • Mos dil në rrugë me  goma të zhytura! /2LONLINE/
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.