DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 616 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 616 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 03.10.2025 – 09.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1 mijë e 616 gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i një (1) aksidenti me pasoja fatale,
    • Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e gjashtë (36) ngasës.

Gjatë javës që lamë pas, njësitë e sektorit dhe komunitetit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, në kuadër të projektit “Siguria e nxënësve dhe familjarizimi i tyre me komunikacion”, kanë zhvilluar aktivitete edukative në disa shkolla fillore të rajonit të Gjilanit. Qëllimi i këtyre ligjëratave ishte përmirësimi i njohurive të nxënësve rreth rregullave bazë të komunikacionit rrugor, si dhe ngritja e vetëdijes për sjellje të sigurt gjatë lëvizjes në rrugë.

Aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, me qëllim që të rritet niveli i sigurisë në trafik dhe të parandalohet përfshirja e fëmijëve në aksidente rrugore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.