DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 587 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 587 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 29.08.2025 – 04.09.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1 mijë e 587 gjoba, ka bërë me dije Ismet Hashani, Përgjegjës i Zyrës për Informim i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i shtatë  (7)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e një (21) ngasës.
    • Janë tërhequr nga komunikacioni dhjetë (10) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.
    • Janë shqiptuar gjithsejte 34 gjoba për folie të vendosura jashtë ligjshëm në xhamat e automjeteve
    • Përmes postës janë shpërndarë gjithësejt 16 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët”, thotë toger Ismet Hashani. /2LONLINE/