DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 440 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 440 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 12.12.2025 – 18.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e dyzet (1440) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar shtatëdhjetë e pesë (75) gjoba mjetet e rënda si; gjoba për tahograf, ngarkese e tepërt ose pa mbulesë, kontrolle teknike etj,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet (40) ngasës.

Me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, njësite policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan edhe këtë javë kanë vazhduar me aktivitete të ndryshme duke përfshirë edhe ligjëratat vetëdijësueses me nxënës. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.