DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 418 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 418 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 05.12.2025 – 11.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e tetëmbëdhjetë (1418) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar njëzet (20) gjoba për përdorim të telefonit,
    • Shqiptuar njëzet e tetë (28) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e pesë (45) ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/