Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 397 gjoba brenda një jave
Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 19.12.2025 – 25.12.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1 mijë e 397 gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
- Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
- Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
- Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e shtatë (27) ngasës.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/
