DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 374 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 374 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

/Aktivitete javore në trafikun rrugor/

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 08.08.2025 – 14.08.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e shtatëdhjetë e katër (1374) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i tridhjetë e nëntë (39)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i tridhjetë e katër (34) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për nëntëmbëdhjetë (19) ngasës.
    • Janë tërhequr nga komunikacioni njëzet e nëntë (29) motoçikleta në kuadër të planit operativ ‘’Motoçiklisti i rrezikshëm’’.

Kujdesi dhe përgjegjësia gjatë ngasjes së motoçikletave janë të domosdoshme për të parandaluar aksidentet, andaj:

1.  Përdorimi i pajisjeve mbrojtëse;helmetë dhe pajisje të tjera mbrojtëse si xhaketa, dorezat, mbrojtëset e gjunjëve etj,

2.  Kontrolli i motoçikletës; para çdo udhëtimi, kontrolloni gjendjen e motoçikletës tuaj,

3.  Respektimi i rregullave të trafikut; mos ngisni me shpejtësi të lartë dhe respektoni kufizimet e shpejtësisë,

4.  Ngasja e sigurt dhe e përgjegjshme; mbani distancën e duhur nga mjetet e tjera dhe mos bëni manovra të rrezikshme etj, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.