DYLON

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 277 gjoba brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Shqiptohen 1 mijë e 277 gjoba brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 10.10.2025 – 16.10.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e dyqind e shtatëdhjetë e shtatë (1277) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e pesë (25) ngasës.

Në përputhje me lagjin për rregullat në trafikun rrugor, kujtojmë të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit të dorës dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.

Ne besojmë se me bashkëpunimin e të gjithëve, mund të shmangim aksidentet e trafikut rrugor, me theks të veçantë të atyre me fatalitet dhe të sigurojmë një mjedis të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.