DYLON

Rajoni i Gjilanit: Raportohen tri raste të dhunës në familje

Avatar photo Redaksia

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Rajonin e Gjilanit. brenda 24 orëve ët fundit janë raportuar tri raste të “Dhunës në Familje”, që janë regjistruar në Gjilan (2) dhe Kllokot (1).

Në rastin e parë në Gjilan, i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, në rastin tjetër, një i dyshuar ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, ndërsa në rastin e Kllokotit, i dyshuari ka sulmuar gruan dhe djalin e tij, transmeton Portali 2lONLINE.com.

EkoHigjiena

Në të tria raste t, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Raporti i Policisë:

DHUNË NË FAMILJE

·         Gjilan, 05.05.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që ditë më për kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër  kosovare. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuari, ku është gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

·         Gjilan, 05.05.2021 – 15:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

·         Kllokot, 05.05.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht gruan e djalit të tij, viktimën femër shtetase e Serbisë. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.