DYLON

Rajoni i Gjilanit: Policia ka shqiptuar 639 fletëparaqitje në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19

Rajoni i Gjilanit: Policia ka shqiptuar 639 fletëparaqitje në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se brenda shtatë ditëve të fundit, për “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, policia në shtatë komunat e Rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar 639 fletëparaqitje, për mos respektim të këtyre masave.

Zëdhënësi Hashani tha se Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore njëjavore (09 shtator 2020 – 15 Shtator 2020”, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , ka shqiptuar gjithsej 639 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave.

Ai shtoi se Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere për t’u vërtetuar se janë duke i përmbush masat anti COVID- 19, të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka thënë Hashani. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.