Rajoni i Gjilanit: Policia ka shqiptuar 585 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19

Rajoni i Gjilanit: Policia ka shqiptuar 585 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se brenda shtatë ditëve të fundit, për “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, policia në shtatë komunat e Rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjoba për mos respektim të këtyre masave, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas tij, Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shëndetësisën si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore (02 dhjetor 2020 – 08 dhjetor 2020) , në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit , ka shqiptuar gjithsej 585 fletë paraqitje për mos respektim të këtyre masave.

Ai shtoi se në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere për t’u vërtetuar se janë duke i përmbush masat anti COVID- 19, të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë , ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka thënë Hashani.

Përndryshe, në nivel vendi, brenda 24 orëve të fundit, nga Policia e Kosovës, janë shqiptuar 794 gjoba në bazë të ligjit Covid-19. /2LONLINE.com/

KOMENTE