DYLON

Rajoni i Gjilanit: Policia ka shqiptuar 287 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19

Rajoni i Gjilanit: Policia ka shqiptuar 287 gjoba në bazë të ligjit të pandemisë COVID-19
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se brenda shtatë ditëve të fundit, për “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, policia në shtatë komunat e Rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjoba për mos respektim të këtyre masave, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Sipas tij, Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shëndetësisë, si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore një javore (17  shkurt  2021 – 23 shkurt 2021), në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit, ka shqiptuar gjithsej 287 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave.

EkoHigjiena

Ai shtoi se në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitar komunal, në kontrolle të lokaleve hoteliere për t’u vërtetuar se janë duke i përmbush masat anti COVID- 19, të kërkuara nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka thënë Hashani.

Përndryshe, në nivel vendi, brenda 24 orëve të fundit, nga Policia e Kosovës, janë shqiptuar 525 gjoba në bazë të ligjit Covid-19. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.