DYLON

Rajoni i Gjilanit: Mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku brenda një jave

Rajoni i Gjilanit: Mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku brenda një jave
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar janë intensifikuar aktivitetet për sigurinë në trafikun rrugor, ku si rezultat janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 648 gjoba ndaj pjesëmarrësve në komunikacion.

Sipas njoftimit të Policisë, aktivitetet janë realizuar nga Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore në kuadër të planeve operative për periudhën 1–7 maj 2026.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj kohe janë hetuar 13 aksidente trafiku me dëme materiale, si dhe 14 aksidente me persona të lënduar.

Policia ka shqiptuar gjithashtu 32 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurisë dhe 18 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes. Ndërkaq, 19 shoferë janë gjobitur për modifikim të automjeteve, kryesisht për vendosje të folieve të errëta.

Në kuadër të masave ndëshkuese, 28 ngasësve u është ndaluar drejtimi i mjeteve motorike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë apel të gjithë shoferëve që në rast të aksidenteve me dëme të vogla materiale të ruajnë qetësinë, të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Policia rekomandon që pjesëmarrësit në aksident të fotografojnë vendin e ngjarjes, të shkëmbejnë të dhënat personale dhe të plotësojnë raportin evropian të aksidenteve.

“Mbajeni gjithmonë me vete raportin evropian dhe kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë”, thuhet në apelin e Policisë.  /2LONLINE/