DYLON

Rajoni i Gjilanit: Gjobitet qytetari për kundërvajtje në komunikacion

Rajoni i Gjilanit: Gjobitet qytetari për kundërvajtje në komunikacion
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një drejtuesi të automjetit , pjesëmarrës në komunikacion, i cili ka kryer kundërvajtje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë , në aksin rrugor, Gjilan-Prishtinë, në fshatin Llabjan.

Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Gjilani , menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion.

EkoHigjiena

Policia e Kosovës Drejtoria Rajonale e PK-së në Gjilan falënderon të gjithë ata që në mënyra të ndryshme kontribuojnë në preventimin e aksidenteve me informata kredibile dhe apelon vozitësit, pjesëmarrës në komunikacion , që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit , në mënyrë që të mos kemi aksidente.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.