DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda një javë shqiptohen 1 mijë e 827 gjoba trafiku

Rajoni i Gjilanit: Brenda një javë shqiptohen 1 mijë e 827 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 06.03.2026 – 12.03.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e tetëqind e njëzet e shtatë (1827) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar shtatëdhjetë e dy (72) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
    • Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba për përdorim të telefonit,
    • Shqiptuar tridhjetë e një (31) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e gjashtë  (36) ngasës.

Në kuadër të planifikimeve operative të ROADPOL me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor nga njësite policore të Drejtorisë Rajonale e Policisë në Gjilan janë duke u zhvilluar kontrolle të shtuara në rrugët e vendit me fokus të veçantë në përdorimin e rripit të sigurisë.

  • Në automjetin për udhëtarë dhe në mjetet transportuese, shoferi dhe të gjithë personat që gjenden në mjet janë të obliguar të përdorin rripin e sigurisë.
  • Për mos vendosjen e rripit të sigurisë nga personat që gjenden në mjet gjatë lëvizjes, parashihet gjobë prej 150 euro. /2LONLINE/
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.