DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen gati 2 mijë gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen gati 2 mijë gjoba
Avatar photo Redaksia

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 31.07.2026 – 06.08.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë (1966) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

EkoHigjiena
  • Hetim i dyzet e shtatë (47) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëzet e pesë (25) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës,
    • Shqiptuar njëzet e gjashtë  (26) gjoba për përdorim të telefonit,
    • Shqiptuar shtatëdhjetë e nëntë (79) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e tre (53) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike dhe krijimit të një ambienti të sigurt e të qetë për të gjithë, apelon tek qytetarët dhe subjektet afariste që gjatë orëve të natës të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zhurmë të panevojshme dhe të padurueshme e cila mundë të shqetësojë banorët përreth apo personat e tjerë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.