DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 764 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 764 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 25.09.2026 – 01.10.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër (1764) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar gjashtëdhjetë e tri (63) gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar shtatëdhjetë e katër (74) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike pesëdhjetë e një (51) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë ngasësve të mjeteve motorike që të mos ndalën apo parkojnë në trotuare. Trotuari u takon këmbësorëve, fëmijëve dhe të moshuarve. Mos u bëj shkaktar i rrezikimit të jetës së tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.