DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 737 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 737 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 07.07.2026 – 13.08.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e tridhjetë e shtatë (1737) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i njëzet e shtatë (27) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëzet e katër (24) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar tetë (08) gjoba për shkaktim të zhurmave gjatë natës,
    • Shqiptuar tridhjetë e pesë  (35) gjoba për përdorim të telefonit,
    • Shqiptuar shtatëdhjetë e tri (73) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për pesëdhjetë e katër (54) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që gjatë ngasjes të mos përdorin telefonin celular apo pajisje të tjera që shpërqendrojnë vëmendjen në trafik. Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit rrit rrezikun e aksidenteve dhe cenon sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni rregullat e trafikut, shmangni përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe kontribuoni në ruajtjen e jetës dhe sigurisë në rrugë, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.