DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 736 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 736 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 02.10.2026 – 08.10.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë (1736) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i tetëmbëdhjetë (18) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i shtatë (7) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Hetim i një (1) aksidenteve të trafikut me fatalitet,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike tridhjetë e nëntë (39) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit në rast aksidenti me dëme të vogla materiale ruani qetësinë, respektoni rregullat dhe bashkëpunoni me njëri-tjetrin, fotografoni vendin e ngjarjes, shkëmbeni të dhënat dhe plotësoni dhe nënshkruani raportin Evropian të aksidenteve.

Mbajeni gjithmonë me vete raportin evropian dhe kontribuoni për trafik më të sigurt për të gjithë! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.