Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 683 gjoba
Aktivitete javore në trafikun rrugor
Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 23.10.2026 – 29.10.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre (1683) gjoba.
Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete si:
• Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar dyzet e nëntë (49) gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar dyzet e dy (42) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e tetë (48) ngasës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët! /2LONLINE/
