DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 659 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 659 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 19.06.2026 – 25.06.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë (1659) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i trembëdhjetë (13) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar dyzet e tetë  (48) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
    • Shqiptuar tridhjetë (30) gjoba për përdorim të telefonit,
    • Shqiptuar tetë (08) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzetë e katër  (24) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë personat që drejtojnë trotinete veçanërisht personat e rinjë që gjatë drejtimit të këtyre mjeteve të jenë të kujdesshëm dhe tu përmbahen rregullave të parapara me ligje.

Drejtimi i trotineteve pa i respektuar normat e parapara me ligj kushton me jetë, thuhet në njoftimi ne policisë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.