DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 635 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 635 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 21.08.2026 – 27.08.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë (1635) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i njëzet e shtatë (27) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar pesëmbëdhjetë (15) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
    • Shqiptuar njëzet e shtatë  (27) gjoba për përdorim të telefonit,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e shtatë (37) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Shpejtësia nuk është krenari, por shkak i tragjedisë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.