DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 597 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 597 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 04.09.2026 – 10.09.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë (1597) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i shtatëmbëdhjetë (17) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dyzet e një (41) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht tek drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes në afërsi të shkollave të shtojnë kujdesin, të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit duke pasur parasysh praninë e shtuar të fëmijëve dhe nxënësve në trafik. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.