DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 519 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 519 gjoba
Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 09.10.2026 – 15.10.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e nëntëmbëdhjetë (1519) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete si:

• Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i gjashtëmbëdhjetë (16) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar tridhjetë e tetë (38) gjoba për përdorim të telefonit,
• Shqiptuar gjashtëdhjetë (60) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e nëntë (29) ngasës.

    Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit uleni shpejtësinë. Respektoni rregullat e trafikut, mos përdorni telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit dhe tregoni kujdes ndaj këmbësorëve, respektoni sinjalistikën dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët! /2LONLINE/

    Privatësia

    Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.