DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 422 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 422 gjoba
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 11.09.2026 – 17.09.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e katërqind e njëzet e dy (1422) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar tridhjetë e dy (32) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike pesëdhjetë e katër (54) ngasës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë. Zero tolerancë ndaj të gjithë drejtuese të motoçikletave, trotinetëve elektrikë, mopedëve dhe mjeteve të tjera të ngjashme të cilët bien ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.