DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 380 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës shqiptohen 1 mijë e 380 gjoba
Avatar photo Redaksia

/Aktivitete javore në trafikun rrugor/

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 23.05.2025 – 29.05.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e treqind e tetëdhjetë (1380) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i tetëmbëdhjetë (18)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i dhjetë (10) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për shtatëmbëdhjetë (17) ngasës.
    • Shqiptuar nëntëdhjetë e katër (94) gjoba ndaj ngasësve të cilët gjatë kontrolleve janë hasur duke vozitur mjete me xhamat e errët, vendosje e foljes ose materialit tjetër, në kundërshtim me Ligjit Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor, neni 248 paragrafi 2 nën paragrafi 2.7 citojmë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës! /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.