DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës policia shqipton 1 mijë e 554 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës policia shqipton 1 mijë e 554 gjoba
Avatar photo Redaksia

/Aktivitete javore në trafikun rrugor/

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 13.06.2025 – 19.06.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër (1554) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

• Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
• Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
• Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për katërmbëdhjetë (14) ngasës
• Shqiptuar dhjetë (10) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni shtatë (7) motoçikleta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve për sigurinë në komunikacionin rrugor, u bën thirrje të gjithë qytetarëve, e në veçanti përdoruesve të trotinetëve elektrikë, që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të tyre në hapësira publike.

• Përdorni helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit të trotinetit;
• Respektoni shenjat dhe rregullat e komunikacionit;
• Mos drejtoni trotinet nëpër trotuare të ngushta ku mund të rrezikohen këmbësorët;
• Drejtoni trotinetin vetëm në shpejtësi të lejuar dhe nën kontroll të plotë;
• Ndalohet përdorimi i trotinetëve nga më shumë se një person në të njëjtën kohë;
• Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit dhe shmangni çdo veprim që shpërqendron vëmendjen;
• Në kohë nate, përdorni ndriçim dhe reflektues për të qenë të dukshëm për pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Drejtuesit e trotinetëve janë pjesëmarrës të barabartë në trafik dhe obligohen të zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi konform Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, njofton Policia. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.