DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 24.01.2025 – 30.01.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e tetë (1558) gjoba.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i dhjetë (10)  aksidenteve të trafikut me dëme materiale,    
    • Hetim i pesëmbëdhjetë (15) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë (30) ngasës.

Për të parandaluar aksidentet në trafik dhe për të rritur sigurinë e këmbësorëve, kërkojmë nga të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë shenjat e trafikut dhe të respektojnë vendkalimet e dedikuara për këmbësorë. Po ashtu, i inkurajojmë këmbësorët që të përdorin gjithmonë vendkalimet e shënuara dhe të tregohen të kujdesshëm gjatë kalimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.