DYLON

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës janë konfiskuar 18 patentë shofer

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës janë konfiskuar 18 patentë shofer
Avatar photo Redaksia

Aktivitete javore në trafikun rrugor

Drejtoria Rajonale e  Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 09.08.2024 – 15.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ ‘’Rrethi’’ ka shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë (1627) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

EkoHigjiena

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

  • Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
    • Hetim i tridhjetë e pesë (35) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
    • Hetim i një (1) aksidenti të trafikut me fatalitet,
    • Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tetëmbëdhjetë (18) ngasës,
    • Shqiptuar gjashtë (6) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve. /2LONLINE/