Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 52 aksidente, janë shqiptuar 1165 gjoba

Rajoni i Gjilanit: Brenda javës 52 aksidente, janë shqiptuar 1165 gjoba

Duke iu referuar statistikave policore brenda një jave (31 korrik – 6 gusht), në Rajonin e Gjilanit janë regjistruar 52 aksidente të trafikut, ndërsa janë shqiptuar 1165 tiketa gjobitëse.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se gjatë periudhës shtatë ditore, në këtë rajon ka pasur 52 aksidente trafiku, nga të cilat 25 me lëndime në njerëz, 27 aksidente trafiku me dëme materiale, por pa lëndime.

Hashani tha se gjatë kësaj periudhe janë shpërndarë 1165 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

Përndryshe, duke iu referuar të njëjtit raportit javor, në këtë rajon janë shënuar 59 incidente, ndërsa ka pasur 29 të arrestuar, të atyre që kanë ra ndesh me ligjin.

KOMENTE