Rajoni i Gjilanit: Arrestohen 12 persona për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”fotoilustrim

Rajoni i Gjilanit: Arrestohen 12 persona për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”

Sipas raportit të policisë, në rajonin e Gjilanit, përkatësisht në komunat: Gjilan, Kamenicë e Viti, janë arrestuar 12 persona për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Ja rastet sipas policisë:

• Rr. 28 Nëntori, Viti 09.04.2020-08:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk e ka respektuar vendimin lëshuar na Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Brigada 173, Viti 09.04.2020-09:10. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke ekspozuar mallra ushqimore me qëllim të përfitimi personale njëherit duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Brigada 173, Viti 09.04.2020-09:10. Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar, është takuar duke ekspozuar mallra ushqimore me qëllim të përfitimit personal njëherit duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

• Rr. Brigada 173, Viti 09.04.2020-09:30. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar, pasi që i njëjti është takuar duke ekspozuar mallra ushqimore me qëllim të përfitimit personal njëherit duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke rënë në kundërshtim me vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

• Fsh. Malishevë e Epërme, Gjilan 05.04.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar i cili në mënyrë të kundërligjshme nga Republika e Shqipërisë kishte hyrë në Kosovë pa i përfillur kontrollet në kufi ku parashihet vendosja në karantinë dhe kishte shkuar në shtëpi. Të dyshuarit nga stafi mjekësor i është bërë kontrolli mjekësor dhe është dërguar në karantinë në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe procedohet në procedurë të rregullt.

• Rr. Enver Miftari, Gjilan 08.04.2020-16:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar i cili nuk iu kishte përmbajte udhëzimeve të mjekëve që të qëndroj në vetë izolim në shtëpi, por kishte dalë nga shtëpia. Të dyshuarit nga stafi mjekësor i është bërë kontrolli mjekësor dhe është dërguar në karantinë në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe procedohet në procedurë të rregullt.

• Fsh.Topanice, Kamenicë 09.04.2020-20:45. Ndaj katër të dyshuarve meshkuj kosovar është iniciuar lënda për shkak se të njëjtit kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

• Lagja Malësia, Kamenicë 09.04.2020-19:18. Ndaj një të dyshuari mashkull kosovar është iniciuar lënda për shkak se të njëjtit kishin vepruar kundër vendimit të Qeverisë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

KOMENTE