DYLON

Rahimaj: Vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në Topanicë

Rahimaj: Vazhdojnë punimet për asfaltimin e rrugëve në Topanicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me nënkryetaren Arta Bajralia, drejtorin e Drejtorisë së Investimeve Kapitale, Blerim Morina, si dhe zyrtarin nga kjo drejtori, Imran Morina, kanë vizituar nga afër punimet për shtrimin e rrugëve në fshatin Topanicë.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Rahimaj theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e këtij fshati.

EkoHigjiena

“Mirëmëngjesi nga Topanica, aty ku momentalisht po punohet në asfaltimin e 15 rrugëve lokale, ndërsa edhe 6 të tjera pritet të fillojnë së shpejti. Në kuadër të punimeve që do të realizohen është edhe ndërtimi i trotuarit, i cili fillon nga shkolla e deri në pjesën e epërme të fshatit. Ashtu siç kemi thënë, ky mandat do të karakterizohet me një dinamikë tjetër pune”, ka thënë kryetari rahimaj.

Ai tha se këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për banorët e fshatit Topanicë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.