Rahimaj: Vazhdojnë investimet nga diaspora në Kamenicë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë me dije se biznesi “Tasneem” ka vendosur që të investojë në Kamenicë dhe ta zgjerojë veprimtarinë e tij. 1.6 milionë euro është vlera e investimit që do të bëhet në Kamenicë.
Sipas tij, ky biznes që pritet t’i punësojë diku 12 persona do të eksportojë produktin e tij në Zvicër.
“Komuna e Kamenicës së bashku me biznesin ka arritur marrëveshje në vlerë prej 74,257.40 euro për rregullimin e infrastrukturës”-ka thënë Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj.
Sipas të parit të komunës, ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të Kamenicës, duke dëshmuar se bashkëpunimi mes komunës dhe diasporës po sjell investime konkrete, vende të reja pune dhe perspektivë më të mirë për qytetarët. /2LONLINE/
