DYLON

Rahimaj tregon projektet e përfunduara në disa fshatra të Kamenicës

Rahimaj tregon projektet e përfunduara në disa fshatra të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë të ditur për vazhdimin e punimeve në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nëpër lokalitete të ndryshme të komunës.

Ai ka thënë se zotimet e dhëna në fushatë po shndërrohen në vepra konkrete.

EkoHigjiena

“Fushatë po, ama edhe punë e rezultate po. Nga Koretini ku janë asfaltuar edhe dy rrugë tjera, 11 rrugë në Muçiverc, rruga “Tema” në Busavatë e 12 rrugë në Roganë. Në proces edhe trotuari në Kopërnicë e ndriçimi publik. Nuk kanë qenë vetëm fjalë fushate, po bëhen vepra, për të mirën e qytetarëve tanë”, ka theksuar i pari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.