DYLON

Rahimaj: Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc, investim në vlerë prej 409,628 eurosh

Rahimaj: Përfundon ndërtimi i urës në Ajnoc, investim në vlerë prej 409,628 eurosh
Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka bërë me dije se ka përfunduar ndërtimi i urës së re në fshatin Ajnoc të Komunës së Kamenicës, që sipas tij është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor i realizuar me investim prej 409,628 eurosh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

Rahimaj ka thënë se kjo urë moderne krijon kushte më të mira dhe më të sigurta për qarkullimin e banorëve, duke përmirësuar infrastrukturën rrugore dhe duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në këtë zonë.

EkoHigjiena

“Përfundimi i këtij projekti është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës dhe rritjes së sigurisë në komunikacion”, ka thënë i pari i Komunës së Kamenicës.

Rahimaj gjithashtu ka theksuar se investimet në infrastrukturë do të vazhdojnë edhe në pjesë të tjera të komunës, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve dhe krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë qytetarët.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.