DYLON

Rahimaj: Përfundon asfaltimi i 12 rrugëve në Topanicë

Rahimaj: Përfundon asfaltimi i 12 rrugëve në Topanicë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka njoftuar se në fshatin Topanicë, gjatë ditës së sotme, ka përfunduar asfaltimi i 12 rrugëve me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe kushteve të jetesës për qytetarët.

Rrugët e asfaltuara janë: * Rruga “Filizat” (degëzim I), * Rruga “Filizat” (degëzim II), * Rruga “Filizat” (degëzim III), *Rruga “Mulla Jakupi” (te Xhelet), * Rruga “Sefa”, * Rruga “Islam Morina” (degëzim I), * Rruga “Fadil Zubaku” (degëzim I), * Rruga “Emin Morina”, * Rruga “Islam Morina” (degëzim II dhe IV), * Rruga “Islam Morina” (degëzim III), * Rruga “Kurtesh Morina”, * Rruga “Asllan Topanica” (degëzim I).

EkoHigjiena

Po ashtu, është realizuar edhe ndërtimi i trotuarit nga shkolla deri te fillimi i rrugës së Xhades së Vjetër, duke krijuar kushte më të sigurta dhe më të përshtatshme për lëvizjen e këmbësorëve.

Sipas Kryetarit Rahimaj, i cili ka përcjellur nga afër punimet, Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve infrastrukturore në të gjitha lokalitetet, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.