DYLON

Rahimaj: Maturantët më të mirë shpërblehen me një EuroTrip

Rahimaj: Maturantët më të mirë shpërblehen me një EuroTrip
Avatar photo Redaksia

Kryetari  i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë të ditur që edhe këtë vit, për të dytën herë radhazi, komuna do të dërgojë maturantët me suksesin më të mirë në një udhëtim në Evropë.

Ai theksoi se Kamenica është komuna e vetme në Kosovë që organizon një gjë të tillë.

EkoHigjiena

“Më të mirët Komuna i dërgon në EuroTrip. Është viti i dytë që ne dërgojmë maturantët më të mirë në një udhëtim në Evropë.  Ata e meritojnë ta njohin botën dhe mbi të gjitha kanë nevojë ta kuptojnë se komuna e tyre është këtu për çdo hap të rëndësishëm në karrierën e tyre.  Pak valixhe, shumë kujtime – dhe krejt falë suksesit tënd!  Mos harroni, jemi komuna e vetme në Kosovë që organizojmë një gjë të tillë për maturantët”, ka thënë i pari i Kamenicës Kadri Rahimaj. /2LONLINE/