Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj ka njoftuar se është i lumtur që për herë të parë këtë vit ekskursioni i maturantëve kamenicas është financuar nga Komuna.
Ai ka thënë se kjo është bërë për të mos ngarkuar prindërit dhe nxënësit.
Ata kanë vizituar shumë qytete të Shqipërisë, gjithnjë duke pasur mundësi që të mësojnë më shumë për historikun e tyre.
“Një befasi tjetër e të njejtit lloj, por e një përmase tjetër, po vjen shumë shpejt për më të dalluarit”-ka thënë Kryetari Rahimaj. /2LONLINE/