DYLON

Rahimaj, Kastrati dhe Salihu inspektojnë punimet që po bëhen në Grizime të Kamenicës

Rahimaj, Kastrati dhe Salihu inspektojnë punimet që po bëhen në Grizime të Kamenicës
Avatar photo Redaksia

“Së bashku me Zotrim Kastratin, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, Ambient dhe Inspektorat si dhe Kryeshefin e KRU “Hidromorava”, Ymer Salihun, inspektuam punimet që po bëhen në Grizime të Kamenicës”, ka thënë Kadri Rahimaj, kryetar i Komunës së Kamenicës, sipas të cilit janë 170,000 euro për rrjetin e ujësjellësit në Grizime.

“Një projekt që mundëson kyçje të 170 ekonomive familjare në ujësjellës dhe me një gjatësi prej 2900 metrash. Punimet po vazhdojnë, e detyrë e jona mbetet plotësimi i të gjitha kushteve për mirëqenie të qëndrueshme për qytetarët tanë”, ka thënë kryetari Rahimaj. /2LONLINE/

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.