DYLON

Rahimaj: Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës

Rahimaj: Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës
Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar vendimin për ndarjen e 15,210 eurove për shpërblimin e nxënësve që kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në gara komunale e republikane, si dhe të mësimdhënësve që kanë kontribuar në këto suksese.

Nga kjo mbështetje përfitojnë 387 nxënës, në vlerë të përgjithshme prej 9,410 eurosh, dhe 39 mësimdhënës, në vlerë prej 5,700 eurosh. Nxënësit janë dalluar në letërsi, sport, atletikë dhe disiplina të tjera.

EkoHigjiena

“Nëse ka diçka që personalisht më bën krenar, është rezultati i nxënësve tanë”, ka thënë Rahimaj.

Ai ka vlerësuar se këto arritje dëshmojnë përkushtimin e mësimdhënësve, punën e nxënësve dhe rëndësinë e investimeve në arsim. Kryetari ka theksuar se komuna do të vazhdojë t’i mbështesë dhe shpërblejë sukseset e tyre. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.