DYLON

Rahimaj: Fillon ndërtimi i rrugës transit të qytetit

Rahimaj: Fillon ndërtimi i rrugës transit të qytetit
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtorët komunal, Blerim Morina dhe Uran Berisha si dhe menaxherët e projekteve kanë mbikëqyrë fillimet e punimeve në ndërtimin e rrugës transit të qytetit.

Kryetari Rahimaj ka thënë se ky projekt ka vlerën e rreth 350 mijë Eurove dhe do të përfundoj këtë vit.

EkoHigjiena

“Po fillon ndërtimi i rrugës transit të qytetit. Në terren, aty ku po punohet në rregullimin dhe asfaltimin e rrugës Krahu 1, që fillon nga “Imeri Petrol” e përfundon tek shkolla fillore. Rrugë me standarde si dhe me trotuar në të dy krahët, me gjerësi prej 6 metrash e ndriçim adekuat. Ky projekt ka vlerën e rreth 350,000 eurosh, dhe do të përfundojë këtë vit”, ka thënë kreu i Kamenicës, Kadri Rahimaj. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.