DYLON

Rahimaj: Edhe në Dajkoc asfaltohen disa rrugë

Rahimaj: Edhe në Dajkoc asfaltohen disa rrugë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka bërë të ditur për asfaltimin e disa rrugëve në fshatin Dajkoc.

Ai ka thënë se në serinë e njoftimeve për përmirësimin e infrastrukturës në secilin fshat, rrugët që janë asfaltuar në fshatin Dajkoc janë: 1. Asfaltimi i rrugës “Shaban Sylë Krasniqi”, 2. Asfaltimi i rrugës “Nebiu”, 3. Asfaltimi i rrugës “Ali e Zylfi Fazliu”, 4. Asfaltimi i rrugës “Xhafer e Nevzad Krasniqi”, 5. Asfaltimi i rrugës “Rexhep Shem Dajkoci”, 6. Asfaltimi i rrugës “Musli Dajkoci”.

EkoHigjiena

Ndër të tjera, i pari i Komunës së Kamenicës thotë se në Dajkoc nuk përfundon me kaq.

“Jemi në vlerësimin e ofertave edhe për rrugën Kolloleq-Dajkoc-Muçiverc, në vlerë prej 1.5 milionë eurosh. Për secilin fshat, cep më cep Kamenicës, kushte dhe infrastrukturë e përshtatshme, sipas kërkesës së qytetarit”, ka thënë kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.