DYLON

Rahimaj: 19 të rinj do të ndjekin punë praktike me pagesë në Komunën e Kamenicës

Rahimaj: 19 të rinj do të ndjekin punë praktike me pagesë në Komunën e Kamenicës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me drejtoreshën për Zhvilim Ekonomik dhe Diasporë Burbuqe Leka, sot kanë pritur në takim praktikantët e rinj që do të angazhohen në Komunën e Kamenicës.

Ata kanë nënshkruar edhe kontratat me komunën, duke filluar nga sot punën praktike.

EkoHigjiena

“Infermierë, studiues shkencash natyrore e shoqërore,po angazhohen në komunë për tre muaj, për të mësuar nga afër punën si dhe për të parë se si funksionon institucioni’-ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ai ka shtuar po ashtu se në kuadër të marrëveshjes me Generation Unlimited është hera e pestë që komuna hap thirrje për angazhim të praktikantëve. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.