DYLON

Ragip Jashari ish ushtari heq dorë nga lista e veteranëve

Avatar photo Redaksia

Duke kontestuar listat e nxjerra për veteranët e UÇK’së Ragip Jashari, bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari nuk dëshiron të jetë pjesë e tyre.

Ai thotë se nuk dëshiron të jetë i barabartë me ata që nuk kanë kontribuar për këtë vend.

EkoHigjiena

Pasi bashkëluftëtari i komandantit legjendar i shpëtoi vdekjes, ai u bë pjesë e brigadës 141 Mehë Uka, e cila veproi në zonën e Shalës, transmeton Klan Kosova.

Por, 16 vjet pas luftës, Ragip Jashari do të ndahet nga shokët e asaj brigade.

“Nuk du të jem i barabartë me ata që absolut s’kanë kontribu për këtë vend, edhe du me u tërhjekë s’du me hi me një thes me ta”, tha ai për Klan Kosova.

Ai nuk dëshiron të jetë pjesë e listës së veteranëve, duke thënë se ka parregullsi në të.

Ish-luftëtari i UÇK’së thotë se i di emrat e atyre që janë futur në listën e veteranëve pa meritë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.