DYLON

“Radio Star” feston 15-vjetorin e themelimit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – “Radio Star “me një staf profesional, u bë medium pjesë e pandashme e shoqërisë. Ajo informoi dëgjuesit, brenda dhe jashtë vendit, shpejt, drejtë dhe saktë, duke i përmbushur obligimet profesionale dhe mbi të gjitha fisnike dhe morale.

Gjilani. në këto vite të pas luftës, ka pse të krenohet me Radio Star , sepse në çdo hap ishte me qytetarin. Radio Star gjithmonë ka përkrahur informimin e paanshëm duke i shërbyer te vërtetës dhe qytetarit
“Një rrugë me sfida, kënaqësi e ngritje te vazhdueshme

EkoHigjiena

Hynë në një botë të panjohur. Një staf i ri, që fëmijërinë e kaluan me media të okupuara, ia doli të jetë lider i këtij mediumi informativ.

“Përkrahja e dëgjuesve nuk na mungoi kurrë. U rritëm bashkë (ne dhe radio). Rritja dhe zhvillimi jonë nuk mungoj përkrahja nga të gjithë dashamirët ata që kontribuan, që Radio Star frekuenca 96.4 Mhz te jete Radio Nr 1 ne Gjilan dhe padyshim besnikëria dhe përkrahja e pa rezervë e dëgjuesve të mrekullueshëm”

Sot, në ditëlindjen e 15-të, jem krenar për dëgjuesit për stafin qe punuam së bashku qe ishin pjesë e Radio Star nga fillimi e gjerë në ditët e sotme qe nuk mungon asnjëherë përkrahja e miqve tanë

Duke mos harruar asnjëherë bashkëpunëtorët afarist të cilët qëndruan besnik për shumë vite në Radio Star duke i falënderuar të gjithë për përkrahjen e vazhdueshme në rritjen dhe zgjerimin e Radios

Radio Star për 3 vite rresht zgjidhet si Radio me dëgjueshmërinë më të madhe në Gjilan duke na shtyrë që ende të punojmë për dëgjuesit që të ju sjellim laramani të programeve ku dëgjuesi për ne ishte dhe do te mbetet primar i Radios
Radio Star ka përmbushur te gjitha kriteret e kërkuara nga KPM me studiot me moderne për realizimin e drejtpërdrejt te emisioneve duke u krahasuar me radiot ne rajon.

Disa nga fotot e bashkëpunëtorëve tanë para 15 viteve si filluam punën dhe njerëzit qe ndihmuan në punën e suksesshme të Radio Star përmes fotove. (kërkojë falje ngase na miungpjnë disa foto me bashkëpunëtorë tanë) sfrytëzojmë rastin t’i përshëndesim dhe t’i falënderojmë për të gjithë kontributin që dhanë në ngritjen e Radios Star. /Arbresh SALIHU/