DYLON

Radio Energji shënon 25-vjetorin e themelimit

Radio Energji shënon 25-vjetorin e themelimit
Avatar photo Redaksia

25 VJET ENERGJI!

E shtunë, 20 maj 2000, ora 15:00. Si të rinj, plot ëndrra dhe pasion, e nisëm bashkë një rrugëtim të mbushur me entuziazëm dhe 100% energji pozitive.

EkoHigjiena

U rritëm, u formësuam, u profesionalizuam, falë teje. Si dëgjues, si partner, si koleg, si mbështetës, çdo ditë, në çdo orë, na dhe besimin tënd pa kushte. Dhe neve na obligove që këtë besim ta kthejmë me përkushtim, profesionalizëm e dashuri.

Rrugëtuam bashkë si miq të vërtetë, krah për krah, në të mirat e në sfida. Na qëndrove afër dhe e bëre çdo pengesë më të lehtë, çdo sfidë të kapërcyeshme.

Radio Energji është thellësisht mirënjohëse për këto 25 vite dhe të premton se ky rrugëtim vazhdon, bashkë me ty, me dashuri, përkushtim dhe energjinë më pozitive që kemi.

E nisëm me 100% energji pozitive, dhe sot jemi radio që dëgjohet me zë të lartë.

Faleminderit deri në përjetësi TY dëgjues i dashur.

Gëzuar!

/RADIO ENERGJI/