DYLON

Qytetari i ndërgjegjshëm e kthen kuletën e gjetur në stacionin Policor në Viti

Qytetari i ndërgjegjshëm e kthen kuletën e gjetur në stacionin Policor në Viti
Avatar photo Redaksia

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se  nё Stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se  kishte gjet një kuletë me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një  (321) euro dhe një frang zviceran.

Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjetur personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet, së bashku me dokumente dhe paratë që i kishte në të.

EkoHigjiena

“Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare. Apelojmë tek qytetarët, që shembuj të tillë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës të vazhdojnë edhe në të ardhme”, ka thënë zëdhënësi Hashani.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.