Qytetarëve vitias ju bëhet thirrje që të aplikojnë për legalizimin e ndërtimeve
/2L ONLINE/ – Me moton “Përfito legalizo ndërtimin” Komuna e Vitisë në bashkëpunim me USAID-in Amerikan ka zhvilluar një debat publik me banorët e kësaj komune. Gjatë këtij debati qytetarët janë njohur rreth fazës së aplikimit të objekteve pa leje dhe rëndësisë se legalizimit të saj. Në fazën e paraqitjes së ndërtimeve në këtë komunë janë paraqitur mbi 3000 objekte ndërkaq mbi 12 mijë prej tyre nuk janë paraqitur fare.
Ndërkaq gjatë këtij takimi u bë me dije se data e fundit për aplikim për legalizimin e objekteve pa leje është 16 mars 2016. I pranishëm në këtë takim ishte edhe z. Brian Kempl, Drejtor i PRP- USAID-it Amerikan.
Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në fjalën përshëndetëse ndër tjerash tha se çështja e legalizimit të ndërtimeve pa leje është i një rëndësie të veçantë. Duke potencuar se gjatë këtij debati qytetarët do të njoftohen për të gjitha procedurat e rëndësishme të legalizimit.
Ndërkaq Ajet Sallahu Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit foli mbi Procedurat e aplikimit për legalizimin e objekteve pa leje, trajtimin e tyre duke potencuar se pas përfundimit të fazës të paraqitjes së ndërtimeve është formuar regjistri i objektive pa leje në tërë Republikën e Kosovës.
Ai ka folur edhe për procesin e legalizimit duke bërë me dije se data e fundit për legalizimin e objekteve pa leje është 16 mars 2016.
Sallahu tha se dokumentet e nevojshme për aplikim mund të gjendën ehe në Komunë. Fatbardha Emini, Drejtoresh për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë i njoftoj të pranishmit se pse duhet të legalizohet prona duke përmendur edhe disa nga përfitimit të cilët do të kenë qytetarët, në rast se objekti i tyre legalizohet.
Ndërkaq gjatë debatit qytetarët parashtruan edhe pyetjet e tyre. Kaltrina Sylejmani, Zëdhënëse e Qeverisë Komunale në Viti e cila edhe e moderoj këtë takim kërkoj nga qytetarët të jenë aktiv gjatë këtij debati, pasi sipas saj kjo është në interes të tyre.
Ajo poashtu tha se se më qëllim që qytetarët të njihen rreth këtij procesin atyre ju janë shpërndarë edhe fletushka. I pranishëm në këtë takim ishte edhe z. Brian Kempl, Drejtor i PRP- USAID-it Amerikan i cili është pritur gjatë ditës së sotme në takim nga Kryetari I Komunës së Vitisë, Sokol Haliti./2L ONLINE/
