Qytetarët të mos bien pre e individëve të papërgjegjshëm e të pa adresë
(2L ONLINE) – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Gjilanit i ka dhënë përkrahje arrestimeve të fundit të personave të dyshuar se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak, përkatësisht se kanë kryer vepra penale që cenojnë rendin kushtetues dhe sigurinë e vendit. Në mesin e këtyre të arrestuarve ka pas edhe nga Gjilani.
Drejtues të këtij Këshilli kanë thënë për 2L ONLINE, se edhe në komunën e Gjilanit ka pas të arrestuar për ekstremizëm fetar dhe për lidhje me disa organizata terroriste, çka i obligon të gjithë qytetarët e komunës të gjykojnë këtë dhe çfarëdo ekstremizmi tjetër.
Sipas Halit Rexhepit, koordinator i KKSB-së, njëherësh drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, lufta dhe gjykimi i esktremizimit është detyrë e të gjitha organeve, e në këtë rast edhe e Bashkësisë Islame pasi bëhet fjalë për ekstremizëm fetar në radhët e myslimanëve dhe në këtë drejtim kjo Bashkësi duhet veprojë, por edhe duhet të ndihmohet nga të gjithë ne, këtë drejtim.
E, pjesë e KKSB-së është edhe Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan që ka përfaqësuesin e saj në të, dhe se edhe nga ai ka ardhur përkrahja për shtetin për këto arrestime.
Hoxhë Agim Hyseni ka deklaruar për 2L ONLINE, se Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës, aksionin e arrestimit te disa personave qe dyshohen për pjesëmarrje në grupe ilegale e ka përkrahë dhe e sheh si masë të nevojshme për ruajtjen dhe sigurinë e vendit.

Agim HYSENI (foto: FOTO FARI)
“Vendi ynë dhe besimtarët tanë, në asnjë mënyrë e në asnjë rrethanë nuk duhet që të jenë pjesë e grupeve ilegale që me aktivitetin e tyre rrezikojnë jetën e të rinjve tanë dhe kërcënojnë sigurinë e vendit. Qytetarët tanë duhet t’i përkrahin organet e shtetit dhe të mos bien pre e individëve të papërgjegjshëm e të pa adrese që manipulojnë fenë për qëllime johumane e jo fetare”, ka thënë Hyseni.
Sipas tij, edhe n[ Gjilan kemi pasur rastin e arrestimit të një imami në xhamin e re të lagjes së tetë dhe me atë rast është kontrolluar edhe xhamia. “Për fat të mirë në xhami nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa imami siç jeni të njoftuar nëpërmjet të informimit ju ka shqiptuar masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë”, ka thënë Hyseni.
Por Hoxhë Agim Hyseni ka thënë se edhe pse Bashkësia Islame ka përkrahur aksionin e shtetit, ka vërejtje serioze në trajtimin e këtij problem në aspektin medial. ‘Disa mediume sikur po kujdestarojnë që këto probleme ti zmadhojnë, vetëm sa për ta bë një lajm gjoja interesant, ndërsa në anën tjetër shkakton frikë dhe panik në popull, ndërsa organeve të drejtësisë ma merr mendja se ua vështirëson punën”, ka thënë në fund Hyseni.

Halit REXHEPI
Ndërsa, nga ana e tij, Halit Rexhepi, koordinator i KKSB-së, duke folur për këtë çështje ka thënë për 2L ONLINE, se Komuna e Gjilanit gjendet në një pozitë strategjike mjaftë delikate pasi ndodhet në trekëndëshin Kosovë–Serbi-Maqedoni, dhe mundësia e infiltrimit të rrymave të ndryshme është mjaftë e madhe dhe sidomos e shërbimeve informative të cilat nuk ja dojnë të mirën Kosovës.
‘Dëshiroj të apelojë tek qytetarët e komunës sonë të dënojnë ekstremizmin radikal dhe ti japin përkrahje organeve të ndekjës në veprimet e tyre, por vetëm duke zbatuar ligjin ndaj të gjithë ekstremizmave, dukurive tjera negative, sepse një veprim i tillë do të jetë garanci e një të ardhme evropiane e Kosovës”, ka thënë Rexhepi. /2L ONLINE/
